22:48 / E Diele, 20 Gusht 2023 / C E

Juventus frikëson rivalët, dhuron show në ndeshjen e parë të Serie A

Juventus frikëson kundërshtarët. Bardhezinjtë e kanë nisur furishëm ndeshjen e parë të Serie A teksa kanë mposhtur 0-3 Udinesen.

Kjo fitore e thellë paralajmëron ekipet e tjera që këtë sezon dhe pa Europën favorizon ekipin e Allegrit të cilët synimin e vetëm kanë fitimin e titullit pas 3 sezonesh mungesë.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes golat për Juven u realizuan nga Chiesa 2′, Vlahovic 20′ me penallti  dhe Rabiot 45′.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Juventus pret Bologna.

SHIKO GOLAT