15:10 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventus i gatshëm t’i ofrojë këta super lojtarë Unitedit për transferimin e Pogbas

E ardhmja e Paul Pogba duket se do të jetë larg nga Manchester United. Djajtë e Kuq janë duke luftuar këtë sezon dhe duket se nuk ka gjasa që ata të jenë pretendentë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ‘të dënuar’ edhe një herë për të luajtur në Europa League.

Edhe pse është ende herët, klubi po kalon formë të dobët andaj Pogba mund të kërkojë largimin nga klubi, transmeton Indeksonline/.

Sipas asaj që është raportuar nga  Tuttosport, Juventus po përgatitet t’i ofrojnë Unitedit një marrëveshje duke përfshirë para, Emre Can dhe Mario Mandzukic.

Manchester United po kërkon një sulmues kurse Mandzukic ka qenë në listën e tyre për ta blerë në të kaluarën ndërsa Emre Can do të sigurojë  mesfushën për të mbuluar përkohësisht mungesën e Pogba derisa klubi të gjejë një zëvendësim./Indeksonline/.