22:57 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Juventus kualifikohet në finale, pas barazimit ndaj Milanit

Ka përfunduar ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Juventusit dhe Milanit me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Skuadra e Juventus ka arritur të sigurojë kualifikimin në finale, pas rezultatet të ndeshjes së parë të zhvilluar në Sansiro, ndeshje e cila përfundoi 1:1, dhe goli i shënuar si mysafir i siguron skuadrës së Sarrit kualifikim në finale.

Image

Rastin më të mirë për ti siguruar fitore skuadrës së Juventusi e lëshoi Cristino Ronaldo, i cili nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë në minutën e 16-yë të ndeshjes.

Juventus do ta pres në finale, njërën nga Napoli apo Inter, skuadër këto që nesër e zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë në futbollin italian, pas rikthimit prej një pezullimi më shumë se dy muaj për shkak të Covid-19./IndeksOnline/

Image