Juventus të transferoj shokun e Ronaldos
Ekipi i Juventus duke parë që kanë probleme në mesfushë, po vazhdon të kërkoj një mesfushor të klasit botëror.
Ndër emrat e fundit të përmendur është kolumbiani James Rodriguez, transmeton Indeksonline.
James që për momentin është i huazuar tek ekipi i Bayern Munchen pritet që të rikthehet tek Real Madrid, pasi që bavarezët nuk e kanë ndërmend ta blejnë.
Kolumbiani mund të i kushtoj italianëve 42 milionë euro.
James Rodriguez gjatë këtij sezoni ka pasur probleme me lëndime.
Ai ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime./Indeksonline/