21:14 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui tashmë ka vendosur për të ardhmen e James

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui dëshiron që ta rikthejë James Rodriguezin në klub, gjithnjë sipas Marca.

Ish-trajneri i Kombëtares spanjolle e ka kontaktuar lojtarin për ta diskutuar idenë e tij për rikthimin e kolumbianit.

Megjithatë, Kicker shkruan se Rodriguez tashmë ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për ta bërë permanente lëvizjen e tij në Mynih, transmeton IndeksOnline.

Por, Lopetegui e ka kontaktuar personalisht lojtarin për ta informuar atë lidhur me vlerën e tij potenciale në skuadër, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori kolumbian është në vitin e tij të dytë si i huazuar në Mynih.

Bayerni e ka opsionin ta bëjë lëvizjen permanente për 42 milionë euro në verën e ardhshme.

Dhe klubi bavarez synon që ta funksionojë këtë opsion dhe përfaqësuesit e klubit priten të takohen me agjentin e Rodriguez për ta kompletuar transferimin./IndeksOnline/