21:27 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui urdhëron klubin që t’i sjellin në janar superyllin latin

Julen Lopotegui i ka porositur drejtuesit e klubit që të rikthejnë në skuadër, James Rodriguez. Trajneri spanjoll e çmon shumë yllin kolumbian dhe dëshiron ta ketë në skuadër që nga janari.

Ish trajneri i kombëtares spanjolle e ka kontaktuar edhe vetë lojtarin për të diskutuar idenë e mundshme të rikthimit.

Por, sipas mediave gjermane, pikërisht në janar Bayern do të zyrtarizoi kompletoi transferimin e tij.

Mesfushori kolumbian ka hyrë në vitin e dytë të marrëveshjes së tij të huazimit në Mynih. Bayern ka mundësi të nënshkruajë lojtarin për 42 milionë euro për një marrëveshje të përhershme./Indeksonline/