19:51 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

James i pari që “prishet” me Niko Kovaq: Ne s’jemi Frankfurt, të luaj, ose ika

James Rodriguez është lojtari i parë i Bayern Munchen që i ka prishur raportet me trajnerin Niko Kovaq. Ylli kolumbian e ka kritikuar në sy trajnerin kroat pas barazimit me Ajax.

Madje, futbollisti latin i ka thënë Kovaqit se duhet ta dijë se këtu është te Bayern, e jo te Frankfurt.

James ka paralajmëruar largimin që në janar nga skuadra nëse nuk ka minutazh për të.

Rodriguez ishte zëvendësues në barazimin kundër Ajax (1-1) në Ligën e Kampionëve dhe nuk luajti asnjë minutë në ndeshje kundër Augsburg (1-1)./Indeksonline/