09:30 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Juventusi ankohet te skuadra rumune, e detyron ta ndryshoj emrin (Foto)

Skuadra e Juventusit ka reaguar ndaj klubit rumun, Juventus Bucuresti, duke kërkuar kështu ta ndërrojnë emrin.

Sipas mediave të huaja, klubi italian i ka kërkuar me mirëkuptim skuadrës nga Rumunia, që ta ndërrojnë emrin.

Juventus Bucuresti është themeluar në vitin 1992. Përveç emrit, JuveB ka kopjuar edhe logon e skuadrës nga Serie A.

Kështu, nga sezoni i ardhshëm, skuadra rumune do të quhet Fc Colentina dhe jo Juventus Bucurest./IndeksOnline/