Juventusi “baba” në Serie A, të gjitha fitore
Juventus ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër ka mposhtur Bolognan me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Dybala në minutën e 11-të të ndeshjes, shkruan indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Matuidi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Në listën e realizatorëve nuk arriti të shkruaj emrin Cristiano Ronaldo.
Me këtë fitore, Juventus është e para në tabelë me 18 pikë, duke i fituar të gjitha ndeshjet. /IndeksOnline/