14:29 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Juventusi fiton derbin ndaj Atalantas, rrëmben vendin e dytë

Juventusi ka marrë tre pikë të plota nga transferta në Bergamo.

Bardhëzinjët mposhtën Atalantën me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa fitoren Juventusi e arriti me golat e Iling Junior në minutën e 56-të dhe Vlahovic në 90+7.

Kjo fitore është e rëndësishme për Juventusin pasi ka marrë vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me 58 pikë./IndeksOnline/