17:03 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Juventusi përkujton shembullorin, Gaetano Scirean në përvjetorin e vdekjes së tij

Juventusi i ka kushtuar tribut futbollistit shembullor, Gaetano Scirea në përvjetorin e 29-të të vdekjes së tij.

Scirea ishte një mbrojtës i klasit botëror, i cili bëri rreth 400 paraqitje për Juventusin mes viteve, 1974-1988.

Me ”Zonjën e Vjetër”, Scirea fitoi shtatë Scudetto dhe një Kupë Evropiane, si dhe e ngriti në qiell Kupën e Botës me Italinë në vitin 1982.

Megjithatë, ai tragjikisht e humbi jetën në një incident në komunikacion në Poloni ku ishte ishte për një mision vëzhgimi për Juventusin, si 36-vjeçar, transmeton IndeksOnline.

Image result for Gaetano Scirea juventus

”3 shtator 1989, një datë e cila do të mbahet mend nga të gjithë tifozët e Juventusit”, shkroi Juventusi në faqen zyrtar etë klubit.

”Ishte e diele dhe Gaetano Scirea ishte në Poloni duke vëzhguar kundërshtarin e Juventusit në UEFA Cup, Gornik Zabrze”.

”Fatkeqësisht, një shi i rrëmbyeshëm bëri që ai të pësonte në një aksident trafiku, që mori jetën e tij”.

”Që nga ajo ditë, bota e futbollit humbi një njeri shembullor, cilësor, inteligjent, brenda dhe jashtë fushës”./IndeksOnline/

Image result for Gaetano Scirea juventus