08:10 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventusi provon një ofertë të re për Bonuccin, përfshinë dy lojtarë (Foto)

Skuadra e Juventusit është duke kërkuar ta rikthej në shtëpi, Leonardo Bonuccin.

Cristiano Ronaldo ishte befasia e këtij afati kalimtar, me kalimin e tij në Torino, shkruan IndeksOnline.

Por, befasia e dytë pritet të jetë Bonucci, i cili është afër rikthimit në shtëpinë e tij.

“Zonja e Vjetër” tentoi një shkëmbim Higuain-Bonucci, por duket se një ofertë e tillë nuk është shqyrtuar. Dhe, kështu, Juve është detyruar të bëjë një ofertë tjetër.

Sic, shkruajnë mediat, kampioni i Serie A, do t’i përfshi në marrëveshje dy lojtarë, Benatia dhe Marko Pjaca.

Kujtojmë që Bonucci u transferua në Milan në vitin 2017. Ai bëri afro 35 paraqitje dhe shënoi 2 gola./IndeksOnline/