16:52 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Juventusi publikon listën anti-Tottenham (Foto)

Të mërkurën Juventusi udhëton në Londër për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham.

Zonja e Vjetër në Wembley duhet të sigurojë fitore ose barazim me 3 gola e më shumë për të siguruar një vend në çerekfinale.

Ndeshja e parë në Alianz Stadium ka përfunduar me rezultat 2-2 edhe pse italianët ishin në avantazh prej 2-0.

Allegri gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ku vërehet rikthimi i Higuain dhe De Sciglios. /IndeksOnline/