08:09 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Juventusi vendosë rekord të ri edhe në YouTube – krejt kjo falë CR7

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka shkaktuar bujë të madhe në botën e futbollit, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi portugez u transferua te Juventusi nga Juventusi për shifrën e 100 milionë euro, plus 12 milionë euro për klubet e mëparshme të CR7.

Por, ende pa e zhvilluar asnjë ndeshje, e gjithë vëmendja e botës së futbollit është kthyer te ”Zonja e Vjetër”.

Në ditën e parë të lansimit të fanellave të Ronaldos te Juventusi, u shitën mbi gjysmë milionë fanella, teksa ede çmimet e biletave për debutimin e tij ndaj Chievos janë rritur dukshëm.

Përveç kësaj, të ardhurat e Juventusit janë rritur dukshëm edhe në YouTube. Gjatë këtij muaji, asnjë klub nuk ka pasur klikime në këtë platformë më shumë se kampioni italian.

Siç bën të ditur Deportes & Finanza, Juventusi ka arritur plotë 36.3 milionë klikime.

Kështu, Juventusi ka lënë mbrapa klube si Barcelona, PSG, Liverpool si dhe Real Madrid – e gjithë kjo falë transferimit të Cristiano Ronaldos./IndeksOnline/