10:02 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ka probleme me veshë, Real Madridi tërheqë ofertën (Foto)

Skuadra e fuqishme spanjolle, Real Madrid është gati ta tërheqë ofertën për Timo Werner.

Sulmuesi i Leipzig ka probleme të shumta me veshë, madje gjermanin shpesh e pengon zhurma e tifozëve, transmeton IndeksOnline.

Timo i cili ka shënuar 12 gola në të gjitha garat këtë sezon, po kalon në formë të mirë. Por, për shkak të problemeve me veshë, Real Madridi e ka tërhequr ofertën.

Por, te Werner ky nuk është moment shqetësues, pasi klubi i tij i zemrës është Manchester United.

Kujtojmë ndeshjen kundër Besiktasit, ku sulmuesi i ri gjerman u detyrua të largohej nga loja për shkak të zhurmës së tifozëve./IndeksOnline/