08:36 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Kaçanik/ Futen me forcë në xhami, vjedhin para

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar se persona të panjohur janë futur në një xhami në Kaçanik.

Pas depërtimit me forcë në xhami, të njëjtit kanë vjedhur edhe para të gatshme, shkruan Indeksonline.

“Rr. Besnik Begunca, Kaçanik 02.06.2021 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur para të gatshëm”.