15:18 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kaçaniku dhe Hani i Elezit të shqetësuar me bllokimin e rrugës

Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava pritën në takim pune Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut Kemal Murseli. Në takim nga përfaqësuesit e dy komunave u shpreh shqetësim i jashtëzakonshëm si pasojë e mbylljes së rrugës Magjistrale Kaçanik -Hani i Elezi.

Pavarësisht se vendimi i MI-së që të mbyllet kjo magjistrale ishte i drejtë për shkak të rrezikut për qarkullim dhe që të mund të merren masat e duhura në sanim të dëmit dhe për sigurinë e qytetarëve, ky vendim ka qenë jo i koordinuar me komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit u tha në takim.
Për këtë vendim paraprakisht është dashur koordinim me komunat në mënyrë që të sigurohen të gjitha alternativat që jeta dhe komunikimi i banorëve të prekur të mos bllokohet në tërësi.

Edhe kryetari Suma edhe Murseli thanë se me pak investime mundë të gjendjen rrugë alternative mirëpo deri më tani nuk kemi has në mirëkuptim
Ajo që aktualisht është ofrua si alternativ, rruga Hani i Elezit-Gorancë- Glloboqicë vetëm sa dëshmoi insistimin e Kryetarit Suma që kjo rrugë nuk është zgjedhje e duhur për të përballuar këtë fluks të komunikacionit. Për më tepër kur nuk po respektohet edhe vendimi i MI-së për ndalim qarkullimin e kamionëve transportues.

Kryetari Suma shprehu shqetësimin me mosbashkëpunimin edhe nga organet e MI-së që të dilet me ndonjë propozim konkret .Ai tha se që nga e premtja e kaluar ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Trainkos-it që në këto rrethana të lëshohet për qarkullim një tren që të sigurohet transporti për shumë nxënës, studentë e punëtorë por se ende nuk kemi marrë përgjigjeje .

Ndërsa lidhur me paralajmërimet e qytetarëve se do të dalin në protesta deri sa të ofrohet ndonjë zgjidhje për normalizim të qarkullimit, zyrtarët e dy komunave than se do të jenë në anën e tyre dhe se kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta