10:43 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli futbollistëve të Kosovës: “Harroni 1 milion euro, kualifikohuni dhe unë di si të ju shpërblej”

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli përveç në stërvitje, ka vizituar futbollistët e Kosovës të hënën edhe në hotel.

Ai ishte i shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe trajneri Bernard Challandes.

Në një prononcim për media, Veseli u premtoi futbollistëve të Kosovës 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampinatin evropian.

Por, sipas burimeve të Indeksonline, Veseli në darkë me futbollistët e Kosovës ka premtuar që do t’i shpërblej edhe më tepër në rast se arrijnë këtë sukses. /Indeksonline/