Kaka nesër në Milan, kjo është pozita që do të marr
Njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Milanit, Kaka pritet të marrë një pozitë zyrtare në klubin italian.
Braziliani nesër do të takohet me drejtuesit e Milanit dhe pritet që t’i ofrohet një pozitë drejtuese në Casa Milan.
Sipas mediave italiane, Kaka pritet të bëhet drejtor i Milanit.
Kaka ka qenë pjesë e Milanit nga viti 2003 deri më 2009 dhe më pas në sezonin 2013/14, ku ka fituar gjithçka duke përfshi edhe Topin e Artë. /IndeksOnline/