22:00 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Kaka tregon se cili është më i mirë për të, Messi apo Ronaldo ?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdimisht diskutohen se cili nga ta është më i mirë në futboll.

E kjo pytje ju është bërë shumë personaliteteve të njohura, transmeton IndeksOnline.

Kësaj pytje ju përgjigj e ish fituesi i topit të artë, Ricardo Kaka.

Sipas tij të dy bëjnë pjes në mesin e 5 futbollistëve më të mirë në botë por siç duket njërin nga ta e ka favorit.

“Kam luajtur me Cristiano dhe ai është me të vërtetë një futbollist i mrekullueshëm, por unë zgjedh Messin” tha Kaka.

Po ashtu Kaka vazhdoi me lavdata për të dy futbollistët duke thënë që loja që bën Messi është e pabesueshme ndërsa Ronaldon e krahasoi me një makinë./IndeksOnline/.