10:54 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kalinic largohet nga Milani, e ardhmja në Bundesliga?

Nikola Kalinic do të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi kroat me shumë gjasa do të përfundojë në Bundesligan gjermane, transmeton IndeksOnline.

30-vjeçari është i lidhur ngushtë për një transferim në skuadrën e Bayern Leverkusen.

Madje kroati shihet si zëvendësues ideal i sulmuesit Stefan Kiesling, i cili me gjasë pensionohet gjatë verës.

Sulmuesi ka kontratë deri më 2021 me ekipin italian, por lojërat e pakta e kanë bërë atë të kërkojë një klub të ri.

Kalinic deri më tani ka zhvilluar afro 25 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola./IndeksOnline/