17:47 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Kalon çdo parashikim protesta për emrin ‘Maqedoni’, mbi 100 mijë njerëz në rrugë (Foto)

Më shumë se 100 mijë persona janë mbledhur sot në Selanik, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë.

Organizatorët së pari kishin thënë se sipas pretendimeve të tyre ishin 400 mijë njerëz por sipas Policisë shifrat e protestuesve arritën në 100 mijë, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Në protestë ishin përfshirë priftërinj, anëtarë të Sindikatave të Maqedonisë e Greqisë së Veriut, politikanë konservatorë dhe socialist lokalë dhe pensionistët ushtarakë.

Thuhet se protesta nuk është e lidhur me ndonjë parti politike dhe qëllimi është që Maqedonia në mënyrë të qartë të dërguar mesazhin për të ndaluar përdorimin e fjalës “Maqedoni” në emrin e saj.