21:43 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Kam folur me Hazard ditë më parë, ai më tha se po shkon në Real Madrid”

Eden Hazard është gati të largohet nga Chelsea për të nënshkruar me Real Madridin, sipas ish-lojtarit “blues”, Brian Laudrup.

“Los Blancos” e shitën Cristiano Ronaldon te Juventusi për një marrëveshje prej 100 milionë eurosh, në fillim të kësaj jave, gjë që shkaktoi tronditje në botën e futbollit.Një numër lojtarësh kanë qenë të informuar për të mbushur boshllëkun e mbetur nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duke përfshirë dyshen e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe, edhe pse real Madridi është detyruar të mohojë publikisht çdo ofertë për të dy.

Laudrup beson se marrëveshja mund të jetë aq e mirë, sa për ta dërguar yllin 27-vjeçar në “Bernabeu”.

“Unë kam folur me Hazard disa ditë më parë dhe ai më tha se do të shkojë në Real Madrid. Mendoj se kjo është një lëvizje e mirë, si për të edhe për Realin, ai është një lojtar i klasit botëror “, tha ish sulmuesi i Chelseat.

Që ky transferim është mëse i mundshëm tregon edhe kjo deklaratë e Hazard menjëherë pas ndeshjës me Anglinë:

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme në Chelsea mund të jetë koha për të zbuluar diçka më ndryshe”.

“Natyrisht pas këtij Botërori mund të vendosi nëse dua të rri apo të shkoj, por Chelsea do ta marrë vendimin përfundimtar, nëse duan të më lejojnë të largohem. E dini destinacionin tim të preferuar”, tha ai. /IndeksOnline/