21:31 / E Martë, 30 Janar 2018

Kam tradhtuar gruan me një 20 vjeçare, dua t’ia them por…

Nevoja për të bërë seks më bëri që ta tradhtoj gruan time. Tani ndihem i shkatërruar, por kjo nuk ka kthim prapa.

Nëse i them gruas time ajo do të më braktisë, por nëse vazhdoj sikur nuk ka ndodhur asgjë nuk jam i sigurt nëse mund të jetoj me ndjenjën e fajit në vete.

Unë jam 31 vjeçar ndërsa gruaja ime është 32. Kemi tre djem, njëri ka gjashtë vite, tjetri katër ndërsa i vogli është një vjeçar.

Mund të them me plotë gojë që ne jemi familje e lumtur dhe normale. E dua gruan time shumë dhe adhuroj fëmijët e mi.

Por puna shpeshherë di të jetë stresuese dhe unë nuk kam arritur të bëj bonuset e mia, andaj edhe nuk më takon pushimi dimëror, siç e kisha planifikuar.
Unë shkoj në trajnimin dy herë në javë.

Nuk më ka ndodhur kurrë që të shikoj gra të tjera, por një natë një vajzë e bukur jashtë mase më tërhoqi vëmendjen. Mendoj se ajo ka qenë rreth të 20tave.

Ne ikëm për në parkun e makinave dhe filluam të bisedonim. Pak më vonë e gjeta veten duke i ofruar pije bukuroshes. Ajo nuk hezitoi të pranonte.

Biseduam gjatë, qeshëm e më vonë përfunduam në banesën e saj ku patëm seksin më të mahnitshëm në jetë.

Seksi më të më bëri të kuptoi se magjia në marrëdhëniet seksuale me gruan time ishe kaluar moti.

Gruaja më kishte thirrur disa herë në celular, por arrita të justifikohem mirë për vonesën deri në orët e mëngjesit.

Me bukuroshen 20 vjeçare shkëmbyem numrat dhe të nesërmen ajo më thirri të takohem përsëri. Por në at moment u kthjella, e kuptova realitetin. E kisha të thjeshtë t’i thoja po, por e dija se është gjë e gabuar dhe nuk mund ta mashtroja gruan përsëri.

Gruaja vazhdon të më pyesë nëse kam ndonjë problem.

Po tundohem që t’i tregoj çfarë ka ndodhur por e di që ajo nuk do ma falë dhe pastaj unë do humbasë gjithçka.

Tani më duhet të jetoj me ndjenjën e fajit por kjo po më vret.

Përgjigja e psikologes:

Sigurisht që ka qenë e gabuar ta mashtrosh gruan tënde dhe ke gjithë arsyet e botës që të pendohesh për atë që ke bërë por nuk mund ta kthesh kohën prapa. Ajo çka ka rëndësi tash e tutje është të mësosh nga gabimi dhe të bësh ndryshime për të ardhmen.

Ndonëse eksperienca për ty ka qenë e mrekullueshme, efekti i saj është ta kuptosh se çka i mungon martesës tënde. Bëji premtim vetes se kurrë më nuk do të lejosh që kjo të ndodhë përsëri.

Filloni të ringjallni martesën edhe në aspektin seksual. Do të ishe më i lumtur në prezencën e gruas andaj mos e humbë atë./Indeksonline/