17:31 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / B O

Kamera e policisë kap momentin e përplasjes së avionit në rrugë [Video]

Banorët dhe policët e Qarkut të Pinellas, kanë qenë dëshmitarë të një incidenti të papritur të dielën në mëngjes.

Ata panë një avion i cili po ateronte në mes të rrugës, në Avenue Hercules – Florida.

Aeroplani mendohet të ketë hasur në probleme të motorit menjëherë pasi bëri nisjen, duke e detyruar më pas pilotin të ateroj midis rruge ( për fat të mirë mjaft të gjerë ) , duke u përplasur më pas në një pemë.

Për fat të mirë, piloti 61-vjecar dhe pasagjeri tjetër shpëtuan pa lëndime, madje nuk pranuan trajtim mjekësor në vendngjarje. /IndeksOnline/