23:30 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

“Kamerat” e prototipave gjatë testimit, në të vërtetë nuk janë kamera

Modelet e prodhimit para se të prezantohen fillimisht bëjnë testimet e tyre në rrugë.

Zakonisht ato dalin si prototipë të maskuar, duke mos dashur të tregojnë pamjet e jashtme.

Ajo cfarë vërehet tek prototipët e maskuar, janë edhe disa aparatura mbi makinë e që gjithmonë është menduar të jenë kamera. Në fakt ato nuk janë kamera.

Ato janë sensorë të cilat shërbejnë si sensor të temperaturës së ambientit. Më gjerësisht, ato janë një copë tub PVC me vrima të shpuar anash për një termoelement. Një instalim i tillë lejon një mënyrë të thjeshtë dhe të saktës të matjes së temperaturës së ambientit rreth automjetit, shkruan Indeksonline.

Tub PVC mbron termoelentin nga dielli duke lejuar ajër të freskët që të rrjedhë mbi termoelementin, në krahasim me ajrin e nxehtë të motorit që zakonisht rrethon shumicën e sensorëve të temperaturës së ambientit në makinat e prodhimit.

Temperatura e saktë e ambientit mund të jetë e dobishme në kalibrimin e një automjeti prototip. /IndeksOnline/