13:00 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / B O

Kamioni i ri Tesla – 100 km/orë për 5 sekonda [Video]

Tesla para disa ditësh kishte prezantur modelin Roadster, makinë kjo që kapte shpejtësinë 0-96 km/orë për 1,4 sekonda.

Por, përvec atij modeli, edhe kamioni elektrik i Teslas del të jetë shumë i shpejtë.

Në fakt, Tesla thotë se kamioni kap shpejtësinë 96 km/orë në vetëm 5 sekonda, për aq kohë sa nuk tërheq një rimorkio prapa. Përndryshe, do të duhej rreth 20 sekonda, gjë që në fakt është ende shumë mbresëlënëse. /IndeksOnline/