75 Mall Live Search
18:45 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kampionët mposhtën në shtëpi, derbin e fiton Prishtina

Drita është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari me rezultat 1-3.

Kampionët në fuqi u mposhtën edhe pse ishin në avantazh, shkruan indeksonline.

Golin për Dritën e shënoi Kaja në minutën e 23-të të ndeshjes.

Skuadra mysafire u rikthye duke shënuar tri gola gjatë pjesës së dytë.

Kabashi dhe dy herë Shillova ishin realizatorët për skuadrën nga Prishtina.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka mposhtur Trepça ’89 në Mitrovicë me rezultat 0-2.

Golat për nënkampionët e Superligës i shënuan Basriu dhe Boshnjaku.

Në anën tjetër, Ferizaji i shkaktoi Lirisë humbjen e dytë në dy ndeshje. /IndeksOnline/