16:50 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kampioni i Botës nuk e lëshon trajnerin, vazhdon deri në vitin 2022

Trajneri i skuadrës Franceze do të nënshkruaj kontratë të re deri në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Didier Deschamps do të zgjasë kontratën e tij, siç njoftoi Le Parisien, shkruan Indeksonline.

Një komitet ekzekutiv i Federatës Franceze u takuan për të miratuar këtë propozim për të.

Deschamps dhe stafi i tij, aktualisht të lidhur deri në korrik 2020, do të zgjasin kontratën e tyre me më shumë se dy vjet pasi Kupa Botërore e vitit 2022 në Katar do të zhvillohet në dhjetor. /IndeksOnline/