15:58 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kampioni olimpik vdes në moshën 30 vjeçare

Ish-kampioni olimpik, Maximilian Reinelt ka vdekur në moshën 30 vjeçare.

Reinelt ishte pjesë e grupit të Gjermanisë që fituan medaljen e artë në Londër 2012 dhe medaljen e argjend në Rio katër vjet më vonë.

Ekipi i Gjermanisë tha se Reinelt, i cili gjithashtu fitoi dy kampionate botërore dhe katër tituj evropiane, ishte “më shumë se një atlet dhe kampion olimpik“.

“Ai ishte para së gjithash ishte një mik, dikush që mund të mbështetemi jo vetëm në stërvitje dhe konkurrencë, por gjatë gjithë jetës sonë”.

“Për momentin, ne e kemi tepër të vështirë gjetjen e fjalëve të përshtatshme për ta nderuar jetën e Maksimilianit, sepse ai nuk mund të jetë më pjesë e komunitetit tonë e tejkalon imagjinatën tonë”.

Mendimet dhe simpatitë tona janë me gruan e tij, prindërit e tij dhe vëllezërit e motrat.” /IndeksOnline/


Maximilian Reinelt (qendër) ndihmoi Gjermaninë të fitojë tetë medaljen e artë olimpike të meshkujve në Londër 2012