18:50 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kandidatët për deputet të PDK-së mblidhen te “Zahir Pajaziti” për tubimin madhështor

Kandidatët për deputet nga lista e PDK-së kanë arritur në Prishtinë tek sheshi “Zahir Pajaziti” për tubimin përmbyllës të PDK-së.

Ata tashmë janë vendosur në vendet e tyre dhe janë gati për nisjen e tubimit, shkruan Indeksonline.

Qytetarë të shumtë tashmë janë grumbulluar në shesh për të përcjellë tubimin përfundimtar të PDK-së.

Nesër është heshtje zgjedhore, kurse të dielën janë zgjedhjet e jashtëzakonshme./Indeksonline/