21:25 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kandidati i pavarur i Istogut komenton rezultatin e zgjedhjeve, ja çfarë thotë ai

Arif Elshani i cili në zgjedhjet lokale në Istog kishte kandiduar si i pavarur tha se sonte Istogu është çliruar përsëri.

Ai si mbështetës i kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj e që kishte dal për të festuar bashkë me të, tha se kjo ditë dhe kjo datë duhet të kujtohet si datë historike pas hyrjes së NATO-s dhe fitores së UÇK-së.

“Kjo është fitorja e dytë për Istogun kemi ardhë një gjeneratë e re në këtë komunë për ta udhëhequr me në krye Gani Dreshajn që është një fitore shekullore kemi hequr të keqen  Istogut, kemi ndalur autobusët për Hungari pra sot në krye me Dreshajn është liruar Istogut nga një grup i organizimit që kanë punuar vetëm për interesat e veta”, tha Elshani.