10:47 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Kanos dhe rrah një femër, arrestohet një person në Pejë

Një person nga Peja dyshohet se ka kanosur dhe të njëjtën kohë edhe ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas raportimit të policisë, i njëjti është arrestuar ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

Pas kësaj, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.