09:59 / E Premte, 24 Maj 2024 / L K

Kanye West blen një nga tre makinat më të rralla në botë

Blerja e fundit e reperit Kanye West i ka lënë të gjithë të habitur!

Këtë javë, Kanye zbuloi Cybertruck-un e tij të shumëpritur, një automjet elektrik të dizajnuar me porosi me një çmim të madh 1.2 milionë dollarë. Megjithatë, reagimet për “frigoriferin e blinduar” me rrota, siç e kanë quajtur disa, nuk kanë qenë aspak të këndshme.

Automjeti i cili ka vetëm dy të tjera të tilla në seri, duket si një nga ato makinat që jemi mësuar ti shohim në filmat futuristik. Makina i ngjan një piramide lundruese me vija të drejta.

Nuk ka absolutisht asnjë veçori të jashtme të dukshme—përveç dritës së frenave në pjesën e pasme. Ndërsa disa e admirojnë modelin radikal, të ngjashëm me piramidën, shumë fansa nuk mbeten të impresionuar.

Rrjetet sociale janë mbushur me debate. Ndërsa disa e quajnë si një mrekulli dizajni, të tjerë tallen me prakticitetin e tij dhe çmimin tërheqës.

Prirja e Kanye West për dramatiken shtrihet përtej Yeezy Cybertruck. Sezon pas sezoni, West ka sfiduar nocionet tradicionale të modës. Ai ka përfshirë gjithçka, nga maskat e fytyrës deri te veshjet e grisura dhe veshjet e mëdha në koleksionet e tij, duke ndezur shpesh herë zemërim.