12:38 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kanye West paralajmëron albumin e ri

Reperi Kanye West përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar albumin e ri, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për pjesën e dytë të albumit “Throne”. Para shtatë viteve West bashkë me reperin tjetër Jay Z kishin publikuar albumin “Throne”.

“Throne2 po vjen së shpejti” kishte shkruar Kanye West në postimin e tij.

Por që nga ajo kohë dyshja nuk kanë pasur marrëdhënie të mira. Prandaj mbetet pikëpyetje se nëse Kanye do ta bëjë vetë pjesën e dytë të albumit apo do të bashkëpunoj përsëri me Jay Z./Indeksonline/