09:11 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / L K

Kanye West vendos foton e ish-vjehrrës në profilin e Instagramit

Reperi , Kanye West vendosi në Instagram një foto të ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij.

45-vjeçari postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira.

“E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë narrativin”, ka shkruar West në sqarimin e tij, shkruan DailyMail.

West ka patur pak acarim në të kaluarën me Jennerin, duke përdorur në mediat sociale ankesat e tij me 66 vjeçaren, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian.

Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner e kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy.