“Kaos në Rinas”- Njerëzit në pritje, punonjësit duke parë ndeshjen
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka publikuar në profilin e tij në Twitter një foto ku tregon se si është tejmbushur salla e pritjes në aeroportin e Rinasit, ku me qindra pasagjerë të cilët sapo kanë zbritur në Rinas kërkojnë të kalojnë në pikat e kontrollit.
Ministri vijon më tej ironinë e tij, duke thënë se kontrollorët në Rinas nuk punojnë, pasi janë duke parë ndeshjet e futbollit.
Postimi i Manjanit në Twitter:
“Tani në orën 21:00 në Rinas! Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë.
Ama tabela “Mirsevini nê Shqipëri” është në punë. Normal Tabela nuk sheh futboll!