10:00 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / k.v

Kapen me kokainë e mariuhanë, dy të arrestuar në Ferizaj

Janë arrestuar dy të dyshuar në Ferizaj ndërsa në veturën e njërit prej të tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1 kg e 283.3 gram.

Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve  dhe si dëshmi janë sekuestruar 4.1 gram substanca narkotike të llojit kokainë, tre telefona, para të gatshme 99.80 euro si dhe dy vetura pronë e të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/