23:29 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Kapet 1.2 ton kanabis në Turqi, arrestohen shtatë shqiptarë

1.2 ton kanabis i modifikuar gjenetikisht është sekuestruar nga policia turke në Stamboll.

Sipas medieve vendase janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

Shtatë persona të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç, transmeton lapsi.al.

Sipas medieve turke kanabisi ishte trafikuar nga Shqipëria me një kamion.

Policia turke kishte marrë një informacion paraprak dhe u vu në ndjekje të makinës që u fut në pikën kufitare të Kapikule më 29 prill. Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo ku u kryen edhe arrestimet.

Sipas të njëjtave burime droga ishte fshehur mes thasëve të ushqimeve për kafshë. Vlera e drogës së kapur është 44 milionë lira turke./Indeksonline/