09:04 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kapet hajni i televizorit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën B në Prishtinë, i cili është kapur bashkë me dy persona të tjerë me televizor të vjedhur në duar.

“Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor. Njësia policore ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur. Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar të cilit i është kthyer televizori. I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/