09:08 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kapet hajni në Hajvali

Është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar në Hajvali, pasi që i njëjti në shtëpinë e ankuesit kishte kryer një vjedhje me 10 shtator të vitit të kaluar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet përkitazi me këtë vjedhje të rëndë ende janë duke vazhduar./Indeksonline/