16:11 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Kapet njëri nga shqiptarët e arratisur me çarçaf nga burgu grek në Athinë

Ka zgjatur shumë pak arratia e një prej 3 shqiptarëve, që u arratisën mbrëmë nga qelia e izolimit në Gjykatën e Athinës, ku prisnin të dilnin në seancë gjyqësore.

Gjatë ditës së sotme, policia greke ka vënë në pranga njërin prej shqiptarëve, i cili ishte i akuzuar për trafik droge, rreth 35 vjeç. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u arrestua në zonën e Menidit, një lagje në Athinë.

3 shqiptarët u arratisën së bashku me një gjerorgjian. Ata prenë me limë hekurat e dhomës së izolimit në gjykatë, dhe zbritën duke përdorur carcafët e krevatëve. Gjeorgjiani u arrastua në oborrin e gjykatës pa mundur të “shijojë” orët e lirësë, ndërsa tre shqiptarëet mundën të arratisen.

Njëri prej tyre është i akuzuar për vrasje. Ndërkohë vijon kërkimi për dy shqiptarët e tjerë të arratisur.

Temat: