16:47 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Kapet sërish drogë në kufi me Greqinë, në pranga dy shqiptarë

Policia greke ka sekuestruar sot një sasi droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ranë dy persona, një shqiptar dhe një grek.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se droga u gjet në një automjet në aksin Igumenicë-Selanik. Bëhet e ditur se mjeti po lëvizte drejt Selanikut, ndërkohë që në bagazhin e tij u gjetën 5 pako me 4 kg 330 gram marijuanë.

Sakaq, droga bëhet e ditur se ishte sjellë nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e kishte kaluar ilegalisht kufirin e gjelber shqiptaro-grek. Po ashtu në makinë u sekuestruan gjithashtu 100 euro dhe 4 celularë.