08:08 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kapet shoferi i pirë me 140 km/ orë në autostradën Tiranë-Durrës, Policia publikon pamjet!

Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi siç do fundjavë, autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim të dendur në verë në orët e vona.

Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me 140 km/h dhe pse kishte pirë alkool.

Policia njoftoi se disa shkelje, për shkak te rrezikshmërisë, konsiderohen te renda, ashtu siç ështe ai i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçar Xh.D: Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me ketë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l.

Më shumë se kaq nuk mund te bënte një drejtues mjeti për te rrezikuar seriozisht jetën e tij, te atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve te tjerë te rrugës”, e përfundoi deklaratën e saj, Policia e Tiranës.