19:05 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kapiteni i Dritës: Gjyqtari ndikoi direkt në rezultat

Drita ishte mysafire e Prishtinës në ndeshjen e djeshme, të cilën e humbi me rezultatin minimal 0-1.

Mirëpo sipas kapitenit të skuadrës nga Gjilani, Ardian Limanit i cili foli për IndeksOnline, gjyqtari ka ndikuar në rezultatin e kësaj ndeshje.

“Ajo që duhet përmendur është gabimet e gjyqtarëve që po na kushtojnë! Nuk e di si e mori vendimin për të mos akorduar penallti në fund të ndeshjes, e aq më pak nuk e kuptoj si akordoi faul në sulm. Mund të kishim barazuar në fund, por gjyqtari ndikoi direkt në rezultat.” u shpreh kapiteni i Dritës.

Po ashtu Limani tha se kjo ndeshje shumë lehtë mund të kishte përfunduar me barazim dhe e cilësoi si një ndeshje të vështirë, shkruan Indeksonline.

“Prishtina krijoi më shumë se ne, por shumë lehtë ka mundur të mbyllet ndeshja me barazim. Ne e dinim se do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos me mungesat e mëdha që kishim”.

Po ashtu Ardian Limani tha se tek skuadra nuk ka ndonjë problem mirëpo kundërshtari ishte i fortë.

“Nuk mund ta veqoj ndonjë problem të theksuar, por mendoj që kundershtari ishte i fortë dhe ndeshja pati shumë pak raste”, u deklarua kapiteni i Dritës, Ardian Limani./Indeksonline/.