07:54 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Kapja e drogës në Durrës, paralajmërohen vrasje të personave të njohur

I ftuar në edicionin e lajmeve në RTSH, gazetari investigativ Artan Hoxha ka shprehur se ngjarje të tilla kriminale mund të kenë pasoja të rënda që çojë deri në eliminime personash.

“Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë.

Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj”- ka thënë në fjalën e tij Hoxha.

Temat: