11:35 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaq elegante niset Luana për punë, joshëse në të zeza

Luana Vjollca është ndër emrat më të lakuar në media si për nga ana e profesionit ashtu edhe për jetën private.

Moderatorja seksi njihet edhe për stilin e bukur në veshje ndërsa në çdo paraqitje ajo është e kuruar deri në detajin e fundit, shkruan Indeksonline.

Luana e cila po vazhdon suksesshëm në moderimin e emisionit të saj ‘Shiko Kush Luan’ në të cilin është edhe autore këtë herë ka treguar se një ditë e punës për të fillon herët, por veshja e saj edhe kësaj radhe është tejet elegante.

Biondina seksin kishte veshur një fustan të zi të shkurt i cili theksonte për mrekulli linjat e saj impresive.

“Koha për punë” ka shkruar Luana në imazhin e publikuar në ‘Instagram’.

Ndryshe, Luana së fundi ka treguar se ka nisur punën për projekte të reja muzikore./Indeksonline/

 

Temat: