12:34 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaq joshëse nuk e keni parë asnjëherë Xhesika Berberin

Feta e ‘Halloween-it’ ka bërë që të gjitha personazhet e njohura të japin maksimumin e tyre në maskime të ndryshme. Disa nga ta janë tjetërsuar komplet në një person tjetër, e disa të tjera sa më të frikshëm.

Modelja shqiptare e cila po vazhdon karrierën e saj në Amerikë, Xhesika Berberi, për këtë fetë është dukur më atraktive se asnjëherë, shkruan Indeksonline.

Me një fustan të shkurt i cili i theksonte linjat e saj seksi, Xhesika ka bërë postimin ku ka treguar dukjen për natën e ‘Halloween-it’.

“Postim i vonshëm për ‘Natën e Shtrigave, vajza e cigareve’, ka shkruan Xhesika.

Ndërsa ajo dukej vërtetë mahnitëse dhe mjaft joshëse./Indeksonline/