10:30 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaq vota mori Kosova pro dhe kunder për Interpol, në raundin e dytë

Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Interpol edhe në raundin e dytë, kjo pasi që nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Mësohet se në  se në raundin e dytë të votimit, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 total.

Me gjithë përpjekjet e mëdha të diplomatëve kosovar, vendi ynë nuk ia ka arritur të anëtarësohët në këtë organizatë ndërkombëtare. Kujtojmë që vitin e kaluar Kosova nuk kishte aplikuar fare me arsyetimin se nuk ishin siguruar votat e mjaftueshme.  /Indeksonline/