22:41 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Karim Benzema prezantohet te Al Ittihad, pritje madhështore nga tifozët arab (VIDEO)

Karim Benzema mbrëmjen e sotme është prezantuar te skuadra e Al Ittihadit.

Kampioni i Arabisë ditë më parë ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, me një pagë rreth 200 milionë euro në vit, shkruan IndksOnline.

Prezantimi zyrtar i Benzemas u bë sonte në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, ku është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët e Al Ittihaad.

Të pranishëm në stadium ishin të pranishëm mbi 50.000 tifozë, ku dolën për ta pritur ish-futbollistin e Real Madridit.

Benzema para tifozëve kishte edhe Topin e Artë të cilin e ka fituar në tetor të vitit 2022./IndeksOnline/